UDHEZUES PER SIGURINE GJATE PERDORIMIT TE INTERNETIT DHE

 

I. SIGURIA GJATE PERDORIMIT TE INTERNETIT: 

1. Si te mbroni kompjuterin tuaj 

 

Lexoni me kujdes politikat e privatesise per faqet e Internetit te cilat i perdorni. Mbajini te gjitha programet kompjuterike (duke perfshire edhe browser-in tuaj) ne perditesim automatik. Keshillohet te mos ruhen ne browser username dhe password te adresave tuaja email apo kredenciale logimi ne sisteme te ndryshme. Perdorni programe kompjuterike si firewall, antivirus, antispam, antispyware, apo software te tjera per mbrojtjen e lundrimit tuaj ne rrjet. Programe te tilla me License nga prodhuesit garantojne mbrojtje shume te mire te pajisjeve tuaja qe perdorin internetin. 

Vendosni fjalekalime me karaktere dhe shkronja te vecanta per te mbrojtur lidhjen tuaj wireless ne shtepi. Instaloni update (perditesimet) e sistemit operativ Windows te quajtur ‘Windows Update’ i cili eshte nje sherbim qe ofron Microsoft dhe kjo e lejon kompjuterin tuaj te qendroje i perditesuar dhe larg kercenimeve te sigurise si viruse apo malware dhe komponenteve te tjera te demshme. 

Vizitoni Windows Update ne faqen www.microsoft.com per te perditesuar kompjuterin tuaj. Microsoft njofton shpesh ne kompjuterin tuaj per software updates (rifreskime te programeve) qe jane projektuar per te zgjidhur kercenimet e sigurise dhe sugjerojme ti pranoni keto perditesime. 

 

2. Mbroni te dhenat tuaja personale 

Perpara se te vendosni te dhenat tuaja, shikoni per shenja te sigurise qe nje Web faqe mund te kete; Web https (“s”, e siguruar) dhe nje çeles te mbyllur afer. Asnjehere mos jepni te dhenat tuaja ne pergjigje te nje e-maili, etj. Publikoni sa me pak detaje qe iu identifikojne juve apo vendndodhjen tuaj. Kujdes! Mos publikoni online gjera per te cilat nuk deshironi te jene publike Informacion me te detajuar per mbrojtjen e te dhenave personale d te gjeni me poshte. 

 

3. Mendoni perpara se te publikoni 

Mendoni perpara se te bashkengjitni skedare a foto, apo te klikoni mbi nje link ne nje e-mail; ne qofte se ju nuk i njihni derguesit, ata mund te jene te rreme. Jini te kujdesshem kur klikoni link-e te ndryshme ne internet. Mos ndani me njerez te panjohur e-mail adresen tuaj private dhe mbajeni per vete fjalekalimin. Gjate plotesimit te formulareve te 

ndryshem plotesoni vetem fushat e kerkuara (ato te shenuara me yll *. Vertetoni se faqja e Internetit eshte e sigurt duke kerkuar shenja identifikuese; Mos publikoni identitetin tuaj kur luani lojera online, por perdorni nofka per veten tuaj (pseudonime); 

 

4. Krijoni fjalekalim te forte dhe mbajeni ate te fshehte 

Krijoni fjalekalim me te pakten tete karaktere (sa me i gjate, aq me i mire) dhe perfshini ne te germa te medha dhe te vogla, numra dhe simbole. Mos perdorni te njejtin fjalekalim kudo. 

 

5. Mbroni veten nga mashtrimet nga e-maile te panjohura 

Perpara se ti lexoni, shikoni me kujdes emertimet/titujt e emaileve qe merrni, sidomos ato me tituj “fitues”, mesazhet me shenime si “gabim”, mesazhe me gabime gramatikore, mesazhet me kerkesa per te dhenat tuaja personale, si numra llogarie, karte krediti, etj. Mendoni se jo gjithmone ajo qe duket shume e mire, eshte e tille. 

 

6. Perdorimi i sigurt i rrjeteve sociale 

Per t’u regjistruar dhe perdoru disa rrjete sociale, si psh “Facebook”, “Tweeter”, “Instagram”, etj, zakonisht kerkohet qe mosha e personit te jete mbi 13 vjeç. Shikoni per mundesine “Rregullo privatesine” ne rrjetet sociale, per te menaxhuar se cilet persona mund te shohin profilin tuaj. Kontrolloni se si njerezit mund t’ju kerkojne ne rrjet dhe te bejne komente. 

Gjithashtu, mesoni se si mund te bllokoni hyrjet e padeshiruara. Mos postoni çdo gje qe ju mendoni. Perzgjidhni me kujdes pranimin e miqve te rinj, si dhe rishikoni periodikisht se çfare miqte publikojne ne lidhje me ju.